Albanian Bible

1 i Samuelit 30

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 31

1

  Filistejtė u ndeshėn me Izraelin dhe Izraelitėt ua mbathėn para Filistejve, dhe ranė tė vrarė nė malin Gilboa. 


2

  Filistejtė ndoqėn me furi Saulin dhe bijtė e tij; kėshtu Filistejtė vranė Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij tė Saulit. 


3

  Beteja u ashpėrsua kundėr Saulit; harkėtarėt e arritėn dhe ai u plagos rėndė prej tyre. 


4

  Sauli i tha shėrbėtorėve tė tij: "Nxirre shpatėn tėnde dhe mė shpo me tė; tė mos vinė kėta tė parrethprerė tė mė shpojnė dhe tė tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta kryejė kėtė veprim, sepse e kishte zėnė njė frikė e madhe. Atėherė Sauli mori shpatėn dhe u hodh mbi tė. 


5

  Kur shqyrtari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hosh mbi shpatėn e vet dhe vdiq me tė. 


6

  Kėshtu po atė ditė vdiqėn bashkė Sauli, tre bijtė e tij, shqyrtari dhe tėrė njerėzit e tij. 


7

  Kur Izraelitėt qė ndodheshin matanė luginės dhe matanė Jordanit panė qė njerėzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe qė Sauli dhe bijtė e tij kishin vdekur, braktisėn qytetet dhe ua mbathėn. Atėherė erdhėn Filistejtė dhe u vendosėn aty. 


8

  Tė nesėrmen Filistejtė erdhėn pėr tė zhveshur tė vrarėt dhe gjetėn Saulin dhe tre bijtė e tij tė rėnė nė malin Gilboa. 


9

  I prenė kokėn Saulit, e zhveshėn nga armatimi i tij dhe dėrguan lajmėtarė nė tėrė vendin e Filistejve pėr ta ēuar lajmin nė tempullin e idhujve tė tyre dhe popullit. 


10

  E vendosėn pastaj armaturėn e tij nė tempullin e Ashtarothit dhe e varėn kufomėn e tij nė muret e Beth-Shanit. 


11

  Por kur banorėt e Jabeshit tė Galaadit mėsuan atė qė Filistejtė i kishin bėrė Saulit, 


12

  tėrė njerėzit trima u ngritėn, ecėn tėrė natėn dhe hoqėn nga muret e Beth-Shanit kufomėn e Saulit dhe kufomat e bijve tė tij; pastaj u kthyen nė Jabesh dhe kėtu i dogjėn ato. 


13

  Pastaj muarrėn kockat e tyre, i varrosėn poshtė marinės nė Jabesh dhe agjėruan shtatė ditė me radhė. 


2 i Samuelit 1

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: