Albanian Bible

2 i Kronikave 20

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 21

1

  Pastaj Jozafati pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn me ta nė qytetin e Davidit. Nė vendin e tij mbretėroi i biri, Jehorami. 


2

  Ai kishte vėllezėr, bij tė Jozafatit: Azariahun, Jehielin, Zakarian, Azariahun, Mikaelin dhe Shefatiahun; tėrė kėta ishin bij tė Jozafatit, mbretit tė Izraelit. 


3

  I ati u bėri atyre dhurata tė mėdha prej argjendi, ari dhe sende tė ēmueshme, bashkė me qytete tė fortifikuara nė Judė, por ia dha mbretėrinė Jehoramit, sepse ishte i parėlinduri. 


4

  Por kur Jehorami shtiu nė dorė mbretėrinė e atit tė tij dhe u pėrforcua, vrau me shpatė tėrė vėllezėrit e tij dhe disa krerė tė Izraelit. 


5

  Jehorami ishte tridhjetė e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tetė vjet nė Jeruzalem. 


6

  Ai ndoqi rrugėn e mbretėrve tė Izraelit ashtu si kishte bėrė shtėpia e Ashabit, sepse gruaja e tij ishte njė bijė e Ashabit, dhe bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit. 


7

  Megjithatė Zoti nuk deshi ta shkatėrrojė shtėpinė e Davidit, pėr shkak tė besėlidhjes qė kishte bėrė me Davidin dhe sepse i kishte premtuar t`i jepte atij dhe bijve tė tij njė llambė pėrgjithmonė. 


8

  Gjatė ditėve tė mbretėrisė sė tij, Edomi ngriti krye kundėr pushtetit tė Judės dhe zgjodhi njė mbret. 


9

  Atėherė Jehorami u nis me komandantėt e tij dhe me tė gjitha qerret e tij; u ngrit, pra, natėn dhe i mundi Edomitėt, qė e kishin rrethuar atė dhe komandantėt e qerreve tė tij. 


10

  Kėshtu Edomi nuk iu nėnshtrua pushtetit tė Judės deri ditėn e sotme. Nė atė kohė edhe Libnahu ngriti krye kundėr pushtetit tė tij, sepse Jehorami kishte braktisur Zotin, Perėndinė e etėrve tė tij. 


11

  Edhe Jehorami ndėrtoi vende tė larta nė malet e Judės, i shtyu banorėt e Jeruzalemit nė rrugėn e kurvėrimit dhe largoi Judėn. 


12

  Atėherė i erdhi njė shkrim nga profeti Elia, nė tė cilėn thuhej: "Kėshtu i thotė Zoti, Perėndia i Davditi, atit tėnd: "Meqė nuk ke ndjekur rrugėt e Jozafatit, atit tėnd, dhe rrugėt e Asas, mbretit tė Judės, 


13

  por ke ndjekur rrugėt e mbretėrve tė Izraelit dhe ke shtyrė nė rrugėn e kurvėrimit Judėn dhe banorėt e Jeruzalemit, ashtu si ka vepruar shtėpia e Ashabit, dhe ke vrarė vėllezėrit e tu, vetė familjen e atit tėnd, qė ishin mė tė mirė se ti, 


14

  ja, Zoti do tė godasė me njė fatkeqėsi tė madhe popullin tėnd, fėmijėt e tu, bashkėshortet e tua dhe gjithēka qė ti zotėron; 


15

  ti vetė do tė goditesh nga sėmundje shumė tė rėnda, nga njė sėmundje e zorrėve qė do tė tė nxjerrė ēdo ditė pak e nga pak zorrėt"". 


16

  Pėrveē kėsaj Zoti zgjoi kundėr Jehoramit frymėn e Filistejve dhe tė Arabėve, qė banojnė pranė Etiopasve; 


17

  dhe kėta dolėn kundėr Judės, e pushtuan dhe morėn me vete tėrė pasuritė qė gjetėn nė pallatin mbretėror, duke pėrfshirė bijtė dhe gratė e tij; kėshtu nuk i mbeti asnjė bir pėrveē Jehoahazit, mė i vogli prej bijve tė tij. 


18

  Mbas tėrė kėsaj Zoti e goditi nė zorrėt me njė sėmundje tė pashėrueshme. 


19

  Kėshtu, me kalimin e kohės, nė fund tė vitit tė dytė, nga shkaku i sėmundjes, zorrėt i dolėn jashtė dhe vdiq duke hequr mundime tė tmerrshme. Populli i tij nuk dogji parfume pėr nder tė tij, ashtu si kishte bėrė pėr etėrit e tij. 


20

  Ai ishte tridhjetė e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tetė vjet nė Jeruzalem. Iku pa lėnė keqardhje; e varrosėn nė qytetin e Davidit, por jo nė varret e mbretėrve. 


2 i Kronikave 22

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: